Pano Xhixho ishte i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Gjatë emisionit është komentuar edhe mungesa e tifozëve në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, megjithëse bardheblutë janë në moment të mirë. “Tirana është ekipi që punon më tepër për imazhin e saj dhe për marrëdhënien me tifozët.
Por sot ndaj Teutës, ndaj kampiones në fuqi dhe në një përballje që luhej në kryeqytet, teksa ndodhen në vendin e parë, nuk kishte tifozë. Atëherë po bëjmë shumë zhurmë për kampionatin. Të paktën Tirana duhet të ketë 5000 tifozë në stadium. Më vjen shumë keq”, shprehet Xhixho. /Sport Ekspres/