Armando Broja vazhdon të vendosë rekorde në Premier League. Në vetëm 4 ndeshje si titullar, sulmuesi shqiptar ka arritur të tundë rrjetën plot 6 herë. Një shifër kjo që nuk është prekur nga askush nën moshën 20-vjeçare, duke premtuar shumë për të ardhmen e këtij lojtari.
Gjithashtu ajo që vihet re është fakti se Broja i vetëm ka shënuar po aq sat ë tre sulmuesit e Chelsea-t. Lukaku ka arritur të përshëndesë rrjetën vetëm 3 herë, Havertz 2 dhe Werner vetëm njëherë. Shifrat flasin në gjuhën e Armando Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/