Tashmë është vendosur zyrtarisht. Italia do të masë forcat me Argjentinën vitin e ardhshëm. Fituesja e Kupës së Amerikës së Jugut dhe fituesja e Kampionatit Europian do të luajnë më datën 1 qershor 2022 atë që quhet “finalissima”.
Sfida do të zhvillohet në Londër, megjithëse stadiumi ende nuk është përcaktuar. Hipotez u hodh në verën që lamë pas dhe erdhi si ide për t’u zhvilluar në nder të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradonës, i cili u nda nga jeta një vit më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?1 giugno 2022
Finalissima a Londra: Italia contro Argentina ???? https://t.co/n7Js3ijN1i— GOAL Italia (@GoalItalia) December 15, 2021