Reali i Madridit e ka pësuar nga ripërsëritja e shortit të Ligës së Kampionëve. Atletiko e Madridit u ankua te UEFA për shkak të heqjes së Mançester Junajtedit si mundësi gjatë hedhjes së shortit, duke bërë që organizata më e lartë e futbollit europian të përsëriste edhe njëherë procesin. Pas rihedhjes së goglave Reali i Madridit gjeti përballë PSG-në. Kreu i La Ligas ka folur për “Cope” dhe e quan një turp hedhjen për herë të dytë të shortit.
“Ishte një turp. Nuk e di nëse ishte gabim njerëzor apo teknik, dhe ndoshta Real Madridi ka të drejtë dhe i gjithë shorti nuk duhej të përsëritej. Por ky është një mendim personal. A nuk donin lojëra më interesante? Epo, kjo është më interesante se sa do të kishte qenë të luaje me Benfikën”, ka thënë Havier Tebaz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/