Babai i futbollistit Abdurrahman Fangaj, Ismet Fangaj, nuk bie në dakortësi me vendimet e Brdaric. Pak i përdorur në këtë sezon dhe në ndeshjen kundër Skënderbeut, atje ku do të mungonte Gurishta, sërish u vendos për Krujën në rolin e mbrojtësit të krahut dhe jo për Abdurrahmanin.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, babai i futbollistit ironizon duke pyetur: “A nuk lejohen tre shkodranë në ekip?”. Gjithashtu tregon se rikthimi i tij te Vllaznia erdhi i kërkuar nga vetë drejtuesit, por që tanimë nuk shihet e arsyeshme aktivizimi i tij. /Sport Ekspres/
A lejohet që të luajnë më shumë se tre shkodranë te Vllaznia? Fangaj pësoi një dëmtim që e la për gjashtë muaj jashtë fushës. Fangaj vjen në Shkodër me ftesën e drejtuesve për të dhënë kontributin e tij te ekipi i zemrës dhe pa i zënë vendin askujt. Ka 122 ndeshje në Superligë, 9 në Europë dhe 19 ndeshje në Kupë. Kur ishte 18 vjec do të shkonte në Kroaci, por dëmtimi nuk e lejoi. Herën e parë iku nga Shkodra se nuk u pëlqeu emri Abdurrahman, po tani nuk shkon mbiemri, stafi apo shkodranët janë kundër shkodranëve”, shkruan Ismet Fangaj. /Sport Ekspres/