Në mbrëmjen e sotme është zhvilluar derbi shqiptar në Serinë A. Roma ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Spezias dhe dy lojtarë të Shqipërisë ishin kundërshtarë, Rei Manaj dhe Marash Kumbulla. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte në minutën e 62, por VAR i prishi festën pasi ishte dukshëm në pozicion jashtë loje.
Nga krahu tjetër ishte një mbrëmje positive për Marash Kumbullën. Këtë herë lojtari shqiptar luajti disi në krahë dhe jo në qendër, duke i treguar Murinjos se mund të përdoret edhe në këtë rol. Më herët te Roma mendonin se Kumbulla ishte tërësisht jashtë loje nëse pozicionohej në çdo vend tjetër përveç qendrës së mbrojtjes për shkakun e mungesës së shpejtësisë. /Sport Ekspres/