Partizani ka fituar derbin e sotëm kundër Dinamos me shifrat 1-0. Esat Mala tundi rrjetën në pjesën e dytë të lojës dhe i dha të kuqve tre pikët. Megjithatë fitorja merrte një vlerë më të madhe nga loja e mirë e zhvilluar në fushë. Është pikërisht kjo pika kryesore që Gaz Demi kërkon nga Partizani i tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, presidenti i të kuqve është shprehur se nga Daja kërkon vetëm fitore tashmë, të ndërthurur me lojë të bukur.
“E rëndësishme ishte loja, bëmë lojë të mirë. Rezultati vjen pas lojës. Çfarë kërkoj nga trajneri Daja? Vetëm fitore kërkoj, asgjë tjetër. Edhe lojë të bukur. Më i përjetuar derbi me Tiranën apo me Dinamon? Normale me Tiranën. Në paktën që e kam pasur unë (Partizanin) me Dinamon viti i parë është. Është kampionat i gjatë. Ka shumë përpara, shpresojmë të bëjmë lojë të mirë“, ka thënë Gaz Demi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/