Rrugës drejt “Air Albania”/ Nga ekipi i Ilir Metës te Partizani i Beogradit, ja ndeshjet me ëndrrën për të mbërritur në Tiranë

Në ditën e sotme është hedhur edhe shorti i Conference League. Ky kompeticion që ka marrë jetë për herë të parë do të zhvillojë fazën finale në “Air Albania”, Tiranë. Për të kuptuar ekipet që mund të jenë në kryeqytetin tonë, ju njohim edhe me çiftet që do të përballen në këtë fazë pas grupeve.

Ekipi i zemrës së Ilir Metës, Sëlltik, duket se do të jetë në fazën tjetër pasi ka një përballje të lehtë në letër ndaj Bodo Glimt. Gjithashtu edhe Partizani i Beogradit është në garë dhe ka gjetur Spartak Pragën. Ndërkohë Rapidi i Vienës do të presi vendimin e UEFA-s për ekipin që do të jetë mes Totenhemit dhe Viteshes. Ndeshja do të shtyhej për shkakun se COVID kishte prekur shumë prej lojtarëve te anglezët. Ekipet nuk ranë dakort për datën e përsëritjes së takimit dhe vendimi i fundit do të vijë nga UEFA. /Sport Ekspres/

Marsejë-Karabak

Leicester-Rejndërs

PSG-Makabi Tel Aviv

Sëlltik-Bodo Glimt

Fenerbace-Slavia Pragë

Sparta Pragë-Partizani Beogradit

Midtyland-Paok

Rapid Vienë-Totenhem/Vitese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *