“Emri im frymëzohet nga luf.ta e Kosovës”, Latifi: Shkodra më e zjarrtë se Korça, e kaluara duhet lënë pas

Liridon Latifi ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka folur për eksperiencën e tij me Vllazninë në këto javë të kampionatit. Futbollisti shqiptar është shprehur se nuk i ka harruar ende “vallëzimet“ me topin dhe se do kishte ende dëshirë të vishte fanellën kuqezi të Kombëtares.

“Vallëzimet me topin? Nuk e kisha praktikuar. Tregova që nuk e kisha harruar. Jashtë fushe përpos valles shqiptare nuk di kërcim tjetër. Është ndeshja e dytë që po luaj kundër Skënderbeut. Nuk është e lehtë sepse kam kaluar shumë vite të mira atje. Por ne si profesionistë duhet ta harrojmë të kaluarën dhe të shikojmë vetëm sot për sot. Kështu është futbolli, mendohet vetëm sot për sot. Emri im është vënë gjatë kohës së lu.ftës në Kosovë. Kanë dashur liri, kjo është arsyeja pse ma vunë emrin kështu. Sa i përket futbollit, lojtarët që luajnë në anësore duan më tepër liri.

Jemi në rrugën e mirë. Kemi bërë fitore shumë të rëndësishme. Kemi 5 ndeshje pa humbje. Shpresoj që të vazhdojmë kështu. Është një trajner shumë i mirë dhe jam i kënaqur me punën që po bën. Ftesa në Kombëtare? Nuk e di. Për këtë duhet pyetur tjetërkënd. Kush nuk ka dëshirë të luajë për Kombëtaren?! Të gjithë mundojnë të bëjnë maksimumin të kenë minuta me Kombëtaren. Korça apo Shkodra? Pyetje e vështirë, sepse të dyja janë qytete shumë të zjarrta për futboll. Por mund të them pak më shumë Shkodra, sepse në Korçë njerëzit janë pak më të edukuar. Ndërsa në Shkodër njerëzit janë më të zjarrtë, e duan gjithmonë fitoren”, është shprehur Liridon Latifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *