Manchester City fitoi me rezultatin 1-0 ditën e djeshme kundër Wolverhampton-it, i cili ka luajtur për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak. Në shtesën e pjesës së parë Raul Jimenez lë fushën përpara kohe për shkak të një kartoni të kuq që ndoshta do e mbajë mend gjatë.
Lojtari kryen një faull në mesfushë dhe arbitri i tregon menjëherë kartonin e verdhë. Por si për të mos mjaftuar kjo, nuk kalojnë as 30 sekonda dhe Jimenez sheh për herë të dytë arbitrin ti tregojë kartonin e verdhë përpara syve. Shkak është fakti se futbollisti i Wolverhampton-it tentoi të bllokonte ekzekutimin e goditjes së dënimit të cilin po ai vetë e shkaktoi pak sekonda më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/CharmingAudienc/status/1469694125062639620