Detajet/ “Na lini vetëm një xhiro, vetëm një”! Frika për fitoren e paprecedent të Hamilton me makinë sigurie, audio te Verstapen: Urime, je kampion i botës!

Formula 1 ka dhuruar një dramë të vërtetë me mbylljen e garës së fundit mes Verstapen dhe Hamilton. Piloti që do t’ia dilte të mbante kryesimin në Abu Dhabi, do të fitonte edhe titullin kampion. Hamilton u duk se po shkonte i sigurt drejt titullit kampion pas diferencës dhe shkëputjes ndaj Verstapen, kur mbeteshin edhe gjashtë xhiro nga fundi.

Por aksidenti i Latifit solli makinën e sigurisë në pistë dhe do të zëroheshin diferencat. Verstapen përfitoi nga situata dhe shkoi menjëherë për të ndërruar gomat. Hamilton kërkoi të njëjtën gjë, por skuderia e tij kishte frikë për mënyrën sesi do të procedohej më pas dhe kërkoi të qëndronte në pistë, pasi mund të humbiste vende.

Makina e sigurisë qëndroi deri në xhiron e fundit dhe frika ishte e madhe se Hamilton do të fitonte në mënyrë të paprecendentë, i shoqëruar nga makina e sigurisë deri te flamuri. Gjatë kësaj kohe skuderia e Verstapen ka pasur lutje për “FIA”: “Ju lutem na lini vetëm një xhiro që ta provojmë, vetëm një”.

Kështu ndodhi, teksa u mor vendimin që Verstapen duhej t’i kalonte makinat e dubluara para tij dhe të merrte sërish vendin e dytë. Me gomat e reja dhe me fuqi më të madhe se Hamilton, falë edhe strategjisë së skuderisë, erdhi parakalimi në kthesat e fundit për të fituar titullin kampion. Shumë emocionuese ishte edhe audio në mbyllje të garës teksa skuderia i njofton: “Max Verstapen, ti je kampioni i botës”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *