Vllaznia dhe Tirana ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën në Superiore, sa pak ndryshime mes sezonesh

“Abissnet Superiore” është në javën e 12 të saj dhe tashmë kanë nisur të kategorizohen më qartë objektivat. Këtë sezon është rritur numri i skuadrave që hyjnë në lu.ftë për Kupat e Europës dhe titullin, por numrat nuk ndryshojnë shumë nga sezoni i kaluar. Një vit më parë ishte Vllaznia që pas 12 javëve udhëhiqte kampionatit me 26 pikë të grumbulluara. Ndërsa pas saj vinte Teuta me 6 pikë më pak.

Ndërkohë këtë sezon shkodranët kanë ndryshuar vendin me Tiranën, që prin tabelën me 27 pikë, vetëm një më shumë se kuqeblutë sezonin e shkuarn. “Kërcë.nimi” për vendin e parë këtë herë është Kukësi, me 4 pikë më pak se bardheblutë. Gjithashtu ndryshime të mëdha nuk ka as në pjesën tjetër të tabelës. Deri në vendin e pestë diferenca e pikëve këtë sezon është 10 pikë, ndërsa një vit më parë ishte 9 të tilla./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *