“Ndjej se njerëzit më duan”, deklarata e Bares që nuk do i pëlqejë Balliut: Më bezdis kur shoh Rajo Vajekanon sipër nesh

Keidi Bare ka folur në prag të takimit me Levanten, të cilin e parashikon si një duel të gjallë dhe aspak të lehtë. Mesfushori shqiptar më tej e kalon bisedën edhe te renditja në La Liga, ku nuk e fsheh bezdinë që sheh ekipe si Rajo Vajekano sipër Espanjolit. Një deklaratë kjo që me siguri nuk do i pëlqejë tifozëve të ekipit ku aktivizohet Ivan Balliu.

“Do të jetë një duel shumë i gjallë dhe aspak i lehtë, por ne duhet të forcojmë ndeshjet në shtëpi. Me të vërtetë më bezdis të shoh Rajo Vajekanon dhe ekipe të tjera mbi ne. Mund të jemi më lart, por ka skuadra të tjera me lojtarë shumë të mirë. Ndihemi më rehat në shtëpi sepse kemi tifozët pranë nesh. Por ne po punojmë për të fituar jashtë vendit. Është diçka që e kemi diskutuar në dhomat e zhveshjes. Ne duhet të përmirësohemi si vizitorë. Jam shumë mirë dhe ndjej se njerëzit më duan”, është shprehur Keidi Bare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *