Nuk ndodhte nga 2005 me Igli Taren dhe Erjon Bogdanin, Manaj dhe Bajrami arritën të barazonin rekordin në Serinë A

Lojtarët e Shqipërisë kanë arritur që të lërë gjurmën e tyre në Serinë A në javën që lamë pas. Rei Manaj arriti që të shënonte golin e parë me Spezian në përballjen kundër Sasuolos, atje ku u zgjodh edhe futbollisti më i mirë i takimit. Nga krahu tjetër më herët kishte arritur që të realizonte edhe Nedim Bajrami, duke i dhënë fitoren Empolit ndaj Udinezes.

Por në fakt nuk ndodhte që nga 4 dhjetori i 2005 që dy lojtarë të Shqipërisë të shënonin në të njëjtën javë të kampionatit të Serisë A. Atëherë do të realizonte Igli Tare për Lacion dhe Bogdani për Sienën. Pavarësisht se lojtarët e Shqipërisë e kanë pushtuar prej vitesh tokën italiane duket qartë se ka qenë e pamundur që të shënoheshin dy gola prej tyre në të njëjtën javë të kampionatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *