Milani nuk arriti dot që të fitonte ndaj Liverpulit dhe të kalonte më tej në Champions League. Kuqezinjtë humbën me shifrat 1-2, ndërsa anglezët luajtën me disa lojtarë që ishin pjesë e rezervave të tyre, por shkëlqyen në fushë. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Konate.
Madje ky i fundit ka arritur që të zbusi edhe vetë Zotin, Zlatan Ibrahimovic. “I kërkova fanellën pas ndeshjes. Më ka mundur në të gjitha duelet në fushë, edhe në ajër. I thashë se nëse arriti të më ndalte mua, mund ta bëj ndaj të gjithëve. Do t’i kujtohen mirë këto fjalë dhe do të bëhet mbrojtës i madh”, u shpreh Ibrahimovic. /Sport Ekspres/