VIDEO/ Vijareali rezulton më i ftohtë se acari i Bergamos, Gjimshiti dhe Atalanta i thonë lamtumirë Champions Leagues-s

Ndeshja vendimtare mes Atalantës dhe Vijarealit është zhvilluar mbrëmjen e sotme, teksa një natë më parë reshjet e rënduara të dëborës e bënë të pamundur luajtjen e takimit. Por spanjollët kanë rezultuar më të ftohtë se acari i Bergamos për zikaltrit, të cilët i kanë thënë lamtumirë Champions League-s për këtë sezon.

Sfida është mbyllur në shifrat 2-3 për Vijarealin. Spanjollët gjetën golin që në minutën e tretë të takimit, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë dyfishojnë rezultatin. Menjëherë pasi nis pjesa e dytë e lojës Gasperini hedh në fushë Gjimshitin, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.

Megjithatë Danjuma i dërgon shifrat në 0-3 dhe kalon në delir “nëndetësen e verdhë”, që tashmë dukej se asgjë nuk mund tja hiqte nga duart fitore. Atalanta reagon me vonesë, teksa zgjodhet vetëm në minutën e 71-të me anë të Malinovskit. Ndërkohë Zapata tund rrjetën në të 80-tën, por kaq nuk mjafton për të marrë vendin  e dytë në grup. Atalanta përfundon e treta në grup dhe tashmë do të vijojë garat në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/futbol_vertical/status/1469015862736678912

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *