Video që po bën xhiron e rrjeteve sociale me Mesin dhe Barcelonën për largimin në Europa League, a është vallë…rastësi?

Humbja e Barcelonës ndaj Bayernit e riktheu pas 17 vitesh në Europa League. Hera e fundit që katalanasit luanin në trofeun e dytë më të rëndësishëm në Europë ishte sezoni i 2003-2004, ku në atë kohë kompeticioni quhej “Kupa Uefa”. Ishte pikërisht kjo periudhë kur 7 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi debutoi me fanellën blaugranase.

Pas 17 vitesh tek Barcelona, Lionel Messi vendosi të niste një aventurë të re duke firmosur me PSG. Largimi i tij pati një efekt negativ tek kjo skuadër, të cilët ndodhen në vendin e 7-të në kampionat dhe nuk arritën të kalonin në fazën tjetër të Uefa Champions League. Pra Lionel Messi e gjeti skuadrën në nivel Europa League dhe më pas fitoi gjithçka me këtë klub. Largimi i tij e ktheu Barcelonën 17 vite pas në kohë, sepse Messi ishte vetë Barcelona. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Ekspres (@gazeta_sport_ekspres)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *