Armando Broja ka marrë gjithë vëmendjen e Premier League. Sulmuesi që zotërohet nga Chelsea ka arritur që të shënojë tre gola nga katër takimet që e ka nisur si titullar. Në dy ndeshjet e fundit në të cilat ka shënuar, sulmuesi ka festuar me shqiponjë.
Jo pak krenari ka edhe në Shqipëri për këtë djalosh, teksa na mungonte një lojtar që të ishte pjesë e kampionatit më të fortë në botë. Së fundmi Armando Broja ka vendosur si foto të parë në profilin e tij të Instagram një foto ku shihet duke festuar me shqiponjë. /Sport Ekspres/