Realdo Fili ka qenë protagonist mbrëmjen e sot me ekipin e Botoshanit. Këta të fundit kanë barazuar me rezultatin 2-2 kundër Universitatea Kraiovas. Në minutën e 35 ish-lojtari i kampionatit shqiptar ka marrë bukur krahun dhe ka lënë pas kundërshtarin e tij, duke arritur të depërtojë kështu në zonën e rreptësisë.
Prej aty ka dhënë një asisit për shokun e tij të skuadrës, Kage, dhe ia bën atij të lehtë të gjejë rrugën e rrjetës. Botoshani i dërgon kështu shifrant në 2-1, ndërsa tre minuta përpara fundit të pjesës së parë marrin epërsinë. Megjithatë Universitatea Kraiova është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë, duke barazuar në 2-2, rezultat ky që do të mbetej i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/