Fati i keq i lojtarëve shqiptarë te Legia e Varshavës! E gjetën kampione dhe donin çudinë në Europë, tanimë ndodhen për rënie nga kategoria

Legia e Varshavës ka zgjedhur që të marrë sërish disa lojtarë shqiptarë në ekip duke bërë planet e së ardhmes me ta. Më herët ka qenë Armando Sadiku pjesë e kësaj skuadre, atje ku nuk arriti dot që të linte gjurmë, ndërsa në të kaluarën trajneri i polakëve ka qenë edhe Besnik Hasi.

Ernest Muçi ishte i pari që do të shkonte te Legia. Fillimi ishte i vështirë për sulmuesin e Tiranës dhe duheshin kohë për të parë fushën e lojës. Fiziku i tij i ka ulur shumë pikë që nga fillimi, por talenti i shprehur në fushën e lojës dhe ndezja me golat e shënuara, e kthyen Muçin si një nga figurat kryesore. Fatkeqësisht sulmuesi u dëmtua ndaj Leicester dhe e ka mbyllur vitin para kohe.

Sa i përket Jurgen Celhakës, duket se mesfushori shqiptar do të ndjekë të njëjtën rrugë si Muçi. Është thuajse e pamundur që ky lojtar të aktivizohet te Legia e Varshavës dhe sipas të gjitha gjasave, mund t’i ketë minutat e tij vetëm në fundin e sezonit, duke parë se kampionët polakë nuk do të kenë objektiva në këtë sezon.

Lojtari tjetër i Legias është Lirim Kastrati që gjithmonë ka pasur mundësinë për të treguar vlerat dhe veçohet për shpejtësinë në krahë. Në sezonin e shkuar Legia arriti që të shpallej kampion dhe të dominonte sërish në Poloni. Por ky sezon është për t’u harruar teksa me krizën e madhe, ekipi ndodhet në vendin që të rrëzon nga Kategoria me vetëm 12 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *