9×9/ Kampionati i lë vendin FSHF Cup, njihuni me sfidat interesante të fazës 1/8

“FSHF Sunday League”, kampionati i futbollit 9×9 që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej javësh aktivitetin në Tiranë. Java që sapo u mbyll ishte e 8-ta në këtë kampionat që është i ndarë në dy grupe, A dhe B. Në grupin A, skuadra e Nova-s vijon të renditet e para, me 22 pikë duke kryesuar prej disa javësh kampionatin, ndërsa ndiqet nga FC Dussel dhe Roamel, që janë në kuotë të barabartë pikësh, atë të 17 pikëve.

Sakaq, në vendin e fundit të këtij grupi që përbëhet nga 18 skuadra renditet FB Passion, me vetëm 3 pikë të grumbulluara në 8 javë të luajtura. Nuk munguan as golat në këtë javë, ku veçohet fitorja e ekipit të Milan MFC, që triumfoi me shifrat 5-1 ndaj FB Passionit, ndërsa Roamel mundi 4-1 Enco Al.

Ndërkaq, në grupin B, këtë javë ka marrë kryesimin ekipi i ATS, që renditet në kuotën e 19 pikëve. Në ndeshjet e kësaj jave, spikati ndeshja mes kryesuesve të ATS ndaj Tirona Republic, me këta të fundit që u mundën thellë me shifrat 1-7 dhe që pas 8 javëve kampionat numërojnë 0 pikë. Nga ana tjetër, Dajti ka marrë një tjetër fitore ndaj Jata Market, duke u renditur në vendin e dytë, me po të njëjtën sasi pikësh sa edhe ATS e vendit të parë. Vila-L-MFC u ndal në barazimin 1-1 këtë javë në sfidën ndaj Antigonean, ndërsa Prestige MFC mori një fitore minimale 1-0 ndaj MD.

Kampionati do të jetë pushim këtë javë, me skuadrat që do të luajnë ndeshjet e vlefshme për fazën e 1/8 për FSHF Cup. Kjo fazë rezervon përballje mjaft interesante, me ndeshjen e parë që do të luhet mbëmjen e sotme mes Nova-s dhe Prestige në kompleksin “Football Republic” duke nisur nga ora 20:30. Ndeshjet e tjera do të luhen në datat 7, 8 dhe 9 dhjetor. Ditën e martë, në kompleksin “Skënder Halili”, me ekipin e Pastarisë që do të luajë kundër Jatës, ndërsa ATS do të përballet me Oktapus Security. Ndërkaq, në datën 8, po në këtë kompleks, Vila L do të ketë përballë ekipin e Forza 1, ndërsa Raiffeisen do të luajë ndaj Futura Dent. Më 9 dhjetor, do të luhen edhe tre ndeshjet e tjera, ku Homeland do të luajë ndaj Confucius, Dussel do të përballet me Elson, ndërsa Primo luan kundër Digi Print.

Ndeshjet e fazës 1/8 të vlefshme për FSHF Cup

6 dhjetor Nova – Prestige, ora 20:30, kompleksi “Football Republic”

7 dhjetor Pastaria – Jata, ora 20:00, kompleksi “Skënder Halili”

7 dhjetor ATS – Oktapus Security, ora 21:00, kompleksi “Skënder Halili”

8 dhjetor Vila-L– Forza 1, ora 20:00, kompleksi “Skënder Halili”

8 dhjetor Raiffeisen – Futura Dent, ora 21:00, kompleksi “Skënder Halili”

9 dhjetor Primo – Digi Print, ora 20:30, kompleksi “Football Republic”

9 dhjetor Homeland– Confucius, ora 20:00, kompleksi “Skënder Halili”

9 dhjetor FC Dussel– Elso, ora 21:00, kompleksi “Skënder Halili”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online