Atletiko e Madridit ka humbur në frymën e fundit ditën e sotme. Majorka ka përmbysur ekipin e Diego Simeones, teksa ishte Takefusa Kubo ai që i dha goditjen e “knock out“-it në minutat e fundit. Futbollisti japonez, i cili është lënë në huazim nga Reali i Madridit, ka finalizuar me sukses kundërsulmin e Majorkës, duke i dhuruar skuadrës fitoren.
Kubo ka gjithë të drejtën e tij të festojë e madje i kërkon shokëve të skuadrës gjithë hapësirën e mundshme për të bërë diçka të tillë. Por gjërat nuk shkojnë në mënyrën më të mirë për të. Kubo kërkon të rrëshqasë në tapetin e blertë, por përfundon duke u bërë qesharak teksa rrokulliset në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ronard_addo/status/1467213123203612677