Zyrtare/ Aventura në Kosovë zgjati vetëm 3 muaj, klubi njofton ndërprerjen e kontratës me Vangjelin

Prishtina vjen me një njoftim të papritur mbrëmjen e sotme, duke lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me Kristi Vangjelin. Aventura e mbrojtësit korçar në kryqytetin e Kosovës ka zgjatur vetëm pak muaj, teksa 36-vjeçari iu bashkua skuadrës vetëm në fillim të sezonit. Palët kishin kontratë deri në fund të sezonit, por është rënë dakort që me mirëkuptim të ndërpritet marrëveshja më herët.

“Faleminderit Kristi! FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim. Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç’rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim. Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese”, njofton klubi i Prishtinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online