Newcastle së fundmi u bë skuadra më e pasur në botë pasi u mor nga familja mbretërore saudite. Tashmë kjo skuadër është më e pasura në Europë dhe ka në dispozicion shifra të frikshme për merkaton e janarit. Përforcimet do të nisin menjëherë, teksa figura e njohur, Joe Cole, ka zbuluar planin e frikshëm.
“Newcastle do të shpenzojë një shifër të madhe për lojtarët e rinj. Kjo shifër do të jetë midis 200 dhe 300 milionë paund vetëm në janar. Pronarët nuk e kanë marrë klubin për të luajtur. Janë njerëzit më të pasur që kam parë ndonjëherë dhe jam i bindur se do të pasojë një blerje e madhe. Do të vijnë katër-pesë futbollistë”, tha Cole. /Sport Ekspres/