VIDEO/ Goli i parë me Samsunspor pas largimit nga Partizani, Eraldo Çinari e bën sefte në Turqi

Eraldo Çinari ka qenë pjesë e rëndësishme e Partizanit dhe ka lënë gjurmën e tij në Superiore. Deri në sezonin e shkuar, sulmuesi arrinte gjithmonë që të kthehej në protagonist sa i përket ndeshjeve më vendimtare të Partizanit.

Më pas ishte koha për kalimin në Turqi, atje ku është bërë pjesë e Samsunsporit. Aventura nuk ka shkuar mirë deri tani, por fatmirësisht situata duket se ka ndryshuar. Në ditën e sotme Çinari ka gjetur golin e parë. Pikërisht në ndeshjen e Kupës, teksa Samsunspor fitoi me shifrat 4-0 ndaj Uksaspor.

Sulmuesi arriti që të gjente rrjetën në golin e tretë të skuadrës në të 70, ndërsa do të zëvendësohej katër minuta më vonë. Ajo që shpresohet është se futbollisti të jetë zhbllokuar dhe të ketë tejkaluar aspektin psikologjik pas momentit të vështirë, për t’u rikthyer si më parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *