Një fitore në frymën e fundit dhe me statistika si askush tjetër, Ergys Luga shijon trofeun e tij të parë në karrierë

Ergys Luga ka ngritur në duart e tij trofeun e parë si trajner. Kreu i pankinës së Guangzhou U19 ka fituar “play off”-et në frymën e fundit, teksa ekipi tundi rrjetën në minutën e 88 dhe të 93-të. Ky triumf në finale e shpall skuadrën kineze kampione të qytetit me 19 milionë si Guangzhou. Tashmë Ergys Luga do të ketë mundësinë ta udhëheqi ekipin drejt niveleve më të larta të ligës për të rinj në Kinë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Turneun Nacinal të shtetit aziatik.

Trajneri shqiptar ka bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën kineze, teksa në 8 ndeshje të zhvilluar në këtë fazë “play off“ numëron 19 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar. Një statistikë për tu vlerësuar kjo, pasi asnjë ekip më parë nuk e kishte mbyllur këtë fazë me vetëm një gol të pësuar. Ndërkohë kënaqësinë e trofeut të parë në karrierë Luga e ndan edhe në rrejtet sociale, ku shton se ky sukses do i shijonte edhe më shumë në vendin e tij.

“Pas një finaleje të përgatitur në detaje , e interpretuar shkëlqyeshëm nga lojtaret, fituam në frymën e fundit me 2 gola në minutën e 88-të dhe të 93-të, të cilat sjellin trofeun e parë si trajner. Megjithëse do më shijonte më shumë të fitoja në vendin tim, por gjithsesi duhet dhe një trofe jashtë vendit“, shkruan Ergys Luga në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *