Në “Fadil Vokrri” është luajtur gjatë ditës së sotme ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo përballje e zhvilluar në Prishtinë ka përfunduar me shifrat 3-1 në favor të Shqipërisë. Golat janë realizuar nga Maksuti, Krasniqi dhe sigurisht, e përhershmja Megi Doçi.
Golin e vetëm për Kosovën e ka realizuar Biqkaj, ndërsa ky takim ishte i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2023. Shqipëria renditet në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa më poshtë vjen Kosova me katër pikë. /Sport Ekspres/