Kukësi është skuadra që ka kryefjalën e momentit në Superiore, së bashku me Tiranën. Verilindorët kanë zyrtarizuar një largim së fundmi teksa Albin Gashi nuk do të jetë më pjesë e ekipit. Futbollisti 24-vjeçar shihej me shumë prespektivë pasi zgjodhi që të kalonte te verilindorët.
Megjithatë nën drejtimin e trajnerit Longo nuk ka pasur hapësirë që të tregojë aftësitë e tij, duke parë se lojtarët e tjerë po bënin shumë më mirë. Për arsye familjare, lojtari është lënë i lirë për të shkuar në Austri. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram