“Kam dëgjuar nëpër media që Kukësi lu.fton për mbijetesë”, Hila zbulon trajnerin: I lexon shumë ekipet, na jep besim

Ardit Hila po kalon një periudhë të mirë me skuadrën e Kukësit. Lojtari shqiptar bën pjesë në të besuarit e Longos, që këtij sezoni i ka dhënë verilindorëve një tjetër fytyrë. Në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, Hila ka folur për Kukësin e këtij sezoni, duke nxjerrë në pah edhe mosbesimin nga opinoni mediatik për ecurinë e skuadrës verilindore në këtë edicion të “Abissnet Superiores”. Mbrojtësi i skuadrës kuksiane tregon edhe se si është të punosh me një trajner si Longo, që sipas tij bën një punë mjaft të mirë në përgatitjen e ndeshjeve.

“Kam dëgjuar nëpër studio dhe nëpër media që Kukësi këtë vit luf.ton për mbijetesë, luf.ton për Kupat e Europës. Por trajneri ka bërë një punë shumë të mirë. Është shumë i afërt me të gjithë lojtarët. Ai studion çdo ndeshje. Peposhi në ndeshjen me Tiranën ishte nga më të mirët në fushë, ndryshoi ritmin dhe këtë ndeshje ishte në stol. I lexon shumë skuadrat e tjera, i studion. Ne lojtarëve na jep shumë besim. Do lojë me topin. Na thotë gjithmonë që të mos e humbim topin, ta luajmë shkurt, ta luajmë mbrapa. Ndonjëherë lojtarët duan të sulmojnë që të bëjnë golin, por ai është gjithmonë aty dhe na thotë: “Mos u nxitoni. Luajeni lojën, mos u mërzisni”. Po ta vini re, si Kukësi dhe Vllaznia kanë një lojë të hapur. Ne mbrojmë të gjithë si ekip“, ka thënë Ardit Hila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *