“Sa ndeshje ka Latifi në 3 vitet e fundit“? Brdariç mesazh të koduar Liridonit: Lojtarët të vlerësojnë faktin që mund të luajnë edhe një minutë

Tomas Brdariç është i ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ është rrëfyer për sezonin e zhvilluar deri më tani nga Vllaznia. Trajneri i klubit shkodran trajton problematikat ku çalon ekipi i tij dhe çështjet që kanë nevoj për përmirësim në mënyrë që synojnë rezultate maksimale në çdo ndeshje. Gjithashtu Brdariç jep edhe një mesazh të koduar për Latifin, teksa shprehet se lojtarët duhet të pranojnë vendimet e trajnerit dhe duhet të vlerësojnë faktin se janë të aftë të luajnë në fushë ne lojës qoftë edhe për një minutë.

“Titulli? Nuk mund t’ju jap një përgjigje të saktë, sepse është një garë e gjatë. Shumë e gjatë. Ajo që është thelbësore për mua është situata aktuale dhe me të unë jam i kënaqur. Superiorja nuk është shumë e thjeshtë për mënyrën se si mund ta mendosh. Po vuajmë nga një situatë e tillë e pësimit të golave të panevojshëm. Duhet të përmirësohemi. Mund të jetë një problem më i madh kur nuk je duke punuar në këtë aspekt. Nuk është vetëm futbolli sulmues, duhet punuar në aspekte të ndryshme. Kur analizova ndeshjen kundër Kukësit ne patëm shanse të mira por nuk shënuam. Nëse do të shkosh në majë duhet të shfrytëzosh rastet që ke. Kjo është ajo që i dallon ekipet e mëdha.

Nuk na duhen më tepër lojtarë mbrojtës. Më duhet që lojtarët të mbrojnë së bashku si një grup. Duhet të ketë një koordinim edhe me sulmuesit, që të kenë edhe ata detyra mbrojtëse. Po ta shikoni në formacionin tonë Aralica dhe Mustedanagiç bëjnë diferencën në fazën sulmuese, por duhet ta kuptojnë që në futbollin shqiptar edhe pjesa e dueleve është e rëndësishme. Duhet të kesh fuqinë për 90 minuta. Si një ekip ne kemi objektiva dhe nuk është vetëm se nënvlerësojmë disa ekipe në ligë. Ne dimë të sillemi me çdo skuadër, pasi i marrim të gjitha me seriozitet. Plani im është të fitoj të gjitha ndeshjet. Nuk pres dhe të qendroj në mbrojtje.

Kur shikon Latifin dhe Mustedanagiçin, sa ndeshje kanë pasur 2-3 vitet e fundit? I japim kohën, nuk kemi një akademi futbolli që ti mësojmë gjatë gjithë sezonit. Pas ndeshjes me Dinamon? Ne i analizojmë të gjitha ndeshjet. Nuk mund të themi që ishte një ndeshje e lehtë me Dinamon. Natyrisht pas kësaj ndeshjeje patëm disa oshilacione për të punuar në nivele të larta. Nuk ka justifikime që humbëm ndeshjen me Kukësin, por patëm dy raste në fillim. Nuk patëm besimin për të përmbysur rezultatin. Kur pashë kushtet në Rrogozhinë, nuk ishte një fushë profesionale. U luajt një ndeshje me ekipin kombëtar të moshave kundër Francës dhe ishte bari 2 cm i gjatë. Duam një fushë ku të luajmë një futboll të shpejt. Nuk është e mundur të luash futboll të shpejtë në një fushë të keqe. Duhet të jemi më të mençur në këto ndeshje. Të thoshim që të kthehemi pas dhe të lëmë Kukësin të luajë.

Nuk kam probleme me lojtarët. Kemi disa çështje që duhet ti zgjidhim në rrugën e drejtë. Lojtarët kanë objektiva personale, por duhet ta kuptojnë se futbolli është lojë në grup. Ndihmojmë lojtarët që të rriten por duhet të pranojnë vendimet e trajnerit dhe kur janë të aftë për të luajtur në fushë duhet të ndihen të lirë dhe të jenë mendjehapur dhe duhet të vlerësojnë faktin që janë të disponueshëm të luajnë futboll qoftë për 1 minutë apo për 90 minuta. Kemi folur shumë. Stafi ka eksperiencë të madhe. U ulëm bashkë, folëm, punuam në aspektin mendor me lojtarët dhe mendoj që mësuar si të sillen në këtë situatë“, është shprehur Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *