VIDEO/ Xhakomo Vrioni kthehet në makineri golash për Tirolin, tund rrjetën për herë të dytë në Austri

Xhakomo Vrioni po kalon një periduhë mjaft pozitive në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një makineri goli për skuadrën e Svarovski Tirolit. Pas një penalltie të kthyer në gol në stilin Zhorzhinjo, talenti kuqezi ka tundur rrjetën për herë të dytë në minutën e 88. Vrioni ndjek me vëmendje një top të gjatë dhe me një lëvizje shmang bukur portierin. Më pas ka gjithë kohën e mundshme për të dërguar topin përtej vijës fatale në portën e zbrazët.

Ky ishte goli i 11 për 21-vjeçarin në vetëm 13 paraqitje me klubin austriak. Shifra të frikshme këto, që nëse vazhdojnë deri në fund të sezonit me një ritëm të tillë mund të bindin Juventusin ti ofrojnë një vend në ekipin e parë apo për të siguruar një transferim në një klub në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *