Një prej Italisë dhe Portugalisë do të duhet të heqë dorë nga ëndrra e Botërorit të Katarit. Nëse fitojnë ndeshjet përkatëse, të dy përfaqësueset do të përballen në finale. Megjithatë, axurrët do të duhet të kalojnë pengesën e Maqedonisë së Veriut, që pavarësisht se nuk ka yje në organikë, tregoi në eleminatore se di te hapë probleme.
Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski deklaroi se Italia është kampione e Europës dhe është favorite në letër, por do të provojnë shancet e tyee për kualifikim.
?”Axurrët janë kampionët e Europës. Ne kemi respekt për ta dhe trajnerin Mançini. Ata janë favoritë në letër, por vetëm fusha do ta tregojë rezultatin. Në raundet kualifikuese kemi treguar kualitet, dhe do të bëjmë te pamundurën për ta konfirmuar atë”- deklaroi trajneri maqedonas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/