“Pasqyrë e mirë për nivelin e kampionatit”, Dede: Kukësi e ka mposhtur Tiranën edhe më parë, sulmuesit kryesorë po lënë për të dëshiruar

Kukësi ishte i pari ekip mposhti Tiranën e Orges Shehit këtë sezon, duke i mohuar këtyre të fundit arratinë në krye të tabelës. Kjo ndeshje sipas Nevil Dedes shërbeu si një pasqyrë e mirë për nivelin e kampionatit tonë. Trajneri shqiptar ka folur në emisionin “Skaner” në “MCN TV” mbi këtë ndeshje të rëndësishme të “Abissnet Superiores”, teksa është i mendimit se diferenca në fushën e lojës nuk erdhi prej cilësisë.

“Edhe Tiranës i lejohet të gabojë. Vinte nga 120 minuta lojë në Kupë. Kukësi bën futboll të mirë, me lojtarë me cilësi. Ritmin e kanë ndryshe nga skuadrat e tjera. Tiranës i nevojitej edhe barazimi, mund të qëndronte prapa. Të dyja skuadrat u hapën në disa momente. Cilësia nuk e bëri diferencën, sepse Tirana ka lojtarë shumë të mirë. Sulmuesit kryesorë po lënë për të dëshiruar. Mund të ndodhë që Kukësi e mposht Tiranën, sepse ka ndodhur edhe më parë. Pjesa e dytë u bë shumë e bukur. Ishte një pasqyrë e mirë për nivelin e kampionatit”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *