“80% e ekipeve kanë të njëjtën krizë si ne”, Ilir Daja tregon se çfarë nuk pranon nga tifozët e Partizanit

Ilir Daja ka folur në konferencën për shtyp duke prekur temën e krizës së Partizanit. Trajneri i të kuqëve ka thënë se të njëjtën luhatje e kanë përjetuar thuajse të gjitha skuadrat e Superiores.

“Po të analizojmë fazën e parë, të njëjtën gjë kanë pasur të gjithë ekipet, përveç dy ekipeve që ndodhen në vendet e para, që kanë pasur një stabilitet më të madh.

80% e ekipeve kanë përjetuar atë që kemi përjetuar ne. Garancia është që në lojë kemi bërë më mirë se të tjerët. Opsioni i vetëm për Partizanin është vetëm fitorja.

E kuptoj dëshpërimin e tifozëve, i kuptoj, edhe ne jemi të dëshpëruar. Ata kanë të drejtë, por nuk jam dakord se tifozët duan vetëm rezultatin dhe jo lojën e bukur. Ata duan që lojtarët të japin gjithçka në fushë, diçka që nuk e kemi bërë.

Jam një intelektual në lartësinë e duhur për të kuptuar që tifozët duhet t’i bësh pjesë të grupit, sidomos tifozerinë e madhe të Partizanit”, tha Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online