“E kam drejtpërdrejtë me Zguron”, Jareci shpjegon rastin që hapi polemika për Skënderbeun: Jo çdo prekje me dorë është shkelje

Sistemi VAR është risia e këtij sezoni në “Abissnet Superiore”, por ankesat për të nuk kanë munguar. Vangjel Zguro dhe Migen Memelli kanë ngritur akuza mbi arbitrat dhe VAR-in me pretendimin se po marrin vendime në dëm të Skënderbeut. Rasti i prekjes së topit me dorë nga Daja në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Teutës ka hapur polemika të mëdha, por Sokol Jareci ka sqaruar në studion e “Skaner” në “MCN TV” arsyen e mosakordimit penallti për këtë rast.

“Momenti i parë është momenti i prekjes së topit me dorë. Këtë gjë dua ta theksoj dhe sidomos e kam drejtpërdrejtë me Zguron, sepse ai ka qenë prezent kur ne kemi bërë mbledhjen me trajnerët  dhe kapitenët e ekipeve ku krahas prezantimit të sistemit Var kemi bërë edhe prezantimin e prekjeve me dorë, të cilat janë problematika kryesore sot në futboll. Për vetë arsyen që kërkojnë interpretim. Zguro është vetë mbrojtës, ndoshta mund ti ndodhi ndeshjen e ardhshme të jetë në situatë të tillë. Prekja e topit me dorë në fushë në këtë rast nuk konsiderohet shkelje.

Po ta shihni lojtari është në dinamikë, është në lëvizje e sipër. Duart janë në lëvizje e sipër. Rregullorja e re, rregulli i 12 fillon: “Jo çdo prekje me dorë është shkelje“. Në rastin konkret, lojtari mbrojtës është në dinamikë dhe nuk bën as hapjen e dorës për të krijuar hapësirë më të madhe dhe lojtari dorën e ka edhe në pozicion natyral. Ky është momenti i parë, i cili është kontrolluar nga VAR-i dhe është konfirmuar që nuk kemi të bëjmë me penallti”, sqaron ndër të tjera Sokol Jareci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *