Anderson Daronco është arbitri më i komentur dhe më i njohur në botë për shkakun e fizikut të tij. Si të ishte pjesë e “Bodybuliding”, Daronco ka pasur një konkurrencë të ashpër në fushën e blertë me sulmuesin e njohur në Europë, Hulk. Në një rrëfim të fundit, Daronco është shprehur: “Sapo Hulk erdhi në Brazil, e dija që do të shfaqeshin foto interesante, sidomos kur ishim afër njëri-tjetrit në fushë.
“Mendova, ‘Do të kaloj pranë tij për të parë nëse jam më i madh. Nëse jam më i madh, do të eci me qetësi pranë tij gjatë ndeshjeve, dhe nëse nuk jam, thjesht do të iki. Më vonë e pashë që ai ishte i shkurtër dhe se unë isha shumë më i gjatë. Unë e mposht Hulk, por kam avantazh se jam më i gjatë”, u shpreh Darnoco. /Sport Ekspres/