Alban Xhaferi ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Presidenti i Vllaznisë është shprehur se ka pasur takime të brendshme me disa futbollistë, për t’i kritikuar dhe për t’i tërhequr vëmendjen, në mënyrë që të vinte reagimi në fushën e blertë.
“Fitorja me Kastriotin na ngrohu të gjithëve dhe vendi i tretë na lejon që të ecim para dhe të ngjitemi sa më tepër. Jemi në fazën e kolaudimit, nuk mund ta quaj krizë rezultatesh. Kemi pasur takime me disa futbollistë dhe grupi i ri i lojtarëve nuk ka arritur në harmonizimin më të mirë të mundshëm. Kemi bërë takime të brendshme dhe kemi kritikuar atje ku duhet.
Ne jemi formuar për titullin kampion dhe do t’i qëndrojmë objektivit tonë. Trajneri është njohur që në sezonin e shkuar me Superioren dhe jemi shumë më mirë se vjet. Vllaznia po shikon mundësinë e ndërtimi të një kompleksi që do të jetë nga më moderni, për të qenë shtëpia jonë e vërtetë”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/