“Me statistika botërore ekipi që shënon i pari fiton“, Daja: Po na përsëritet e njëjta tablo, të gjithë ekipet do e kalojnë

Ndeshja e sotme mes Partizanit dhe Laçit është mbyllur në baraspeshë 1-1. Të kuqtë vazhdojnë kështu serinë e barazimeve, teksa me rezultatin e sotëm numërojnë 6 të tillë. Kjo përballje është vendosur nga sistemi VAR, i cili në minutën e 34-t thërret gjyqtarin kryesor për të parë pamjet në monitor. Arbitri i takimit akordon më pas një 11 metërsh të shkaktuar në zonë nga Musta e të përkthyer më pas në gol nga Shehu. Kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Cara devijon një goditje të Stenio Xhuniorit për të kthyer kështu baraspeshën. Festa e Partizanit ka marrë edhe miratimin e VAR-it, që e cilëson golin të rregullt. Pas përfundimit të takimit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli“ në “Supersport”.

Daja (Partizani): “Pothuasje është e njëjta situatë e përsëritur. Shpërdorojmë shumë raste në krahasim me kundërshtarin dhe marrim gol në po të njëjtën mënyrë me një pasim horizontal. Ishin më shumë rastet tona se sa kundërshtari dhe ishin disa të tilla që duhet të kishim shënuar. Me statistika botërore 70% të lojës e fiton ai që bën gol i pari. Një gol të pësuar peshën më të madhe e ndjejnë këta lojtarët e rinj. Të jesh në disavantazh duhet një përpjekje shumë e madhe për të ndryshuar rezultatin. Skuadra reagon dhe luan futboll për 90 minuta. Po na përsëritet e njëjta tablo. Partizani për të fituar hyn në çdo takim. Nuk mundemi që psikologjikisht ti kërkojmë ekipit të lëshojë pozicion. Në momentin që ke një ekip me eksperiencë më të madhe ndoshta mund ta bësh këtë lloj strategjie. Lojtarët nuk janë me aq eksperiencë sa t’ja lënë lojën kundërshtarit dhe ta kundërsulmojnë.

Po ti kthehemi fazës së parë ka dy tablo. Asnjë ekip nuk na ka dominuar, ka qenë disa ndeshje kur shkonim drejt fitores dhe kemi bërë rresht disa gabime individuale. Që dotë thotë ndoshta nuk kemi marrë atë pikavarazh me lojën që kemi treguar. Patjetër që të gjitha ekipet do e kalojnë një moment të tillë. Shpresoj që ne ta kemi kaluar këtë moment. Nuk jam unë ai që duhet ta vërë notë. Le ata vënë të tjerët. Deri në merkaton e janarit kemi këtë kontigjent. Shpresoj të na vijnë edhe lojtarët e dëmtuar. Ndoshta mund të na bëjë që të kemi tjetër moral për këtë fazë të dytë. Besoj se është një proces që ka filluar. Kemi shumë lojtar të rinj që nuk i kemi vetëm për një muaj, 6 muaj, apo 1 vit, pasi janë titullar bazë“.

Josa (Laçi): “Me aftësitë që kanë lojtarët e Laçit duhet ta mbajnë topin, mos ta humbin shumë shpejt. Këto ndeshje kështu janë. Janë ndeshje derbi. Të gjithë kanë të drejtë të pretendojnë të marrin pikët. Doli barazim, nuk mund të them që jam i kënaqur. Ka edhe më keq. Mua më mbush me optimizëm mënyra se si lojtarët pas kësaj ndeshjeje nuk janë të entuziasmuar për pikën që morën por janë të mërzitur për pikët që humbën. Pas 10 minutëshit të parë të pjesës së dytë duhet ta menaxhonim më mirë lojën. Mazrekaj duhet shfrytëzuar për aq sa frikëson dhe driblon kundërshtarët. Këtë ndeshje pati punë me Markun, të cilin për mendimin tim e neutralizoi komplet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *