Vera që lamë pas ishte mjaft e nxehtë për Granit Xhakën, i cili pas një Kampionati Europian fantastik me Zvicrën, ishte pranë nisjes së një anveture të re në karrierë. Mesfushori shqiptar ishte i preferuari i Murinjos, i cili e kërkoi me ngulm ta merrte me vete në Romë. Shuma e kartonit të tij ishte pengesa kryesore, ndërsa më pas dëmtimi i Spinaxolës dhe largimi i Xhekos bënë që verdhekuqtë të investonin në reparte të tjera.
Xhaka firmosi një rinovim kontrate me Arsenalin në verë, por kjo nuk e pengon të largohet nga Londra. Murinjo i rikthehet përsëri “dashurisë” së verës dhe në mediat italiane dhe ato angleze bëhet e ditur se tekniku portugez e ka vendosur mesfushorin shqiptar në listën e dëshirave në merkaton e janarit. Mbetet për tu parë nese këtë herë do të ketë një shtërngim duarsh dhe palët do të punojnë së bashku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/