Tomas Strakosha po përflitet për një kalim në Premier League, teksa është nën vëzhgim nga Neëcastle United. Portieri shqiptar është me valixhe në duar dhe janari mund ta gjejë larg kryeqytetit italian. Një transferim ky që “do të gëzonte” edhe Etrit Berishën.
“Tuttosport” raporton se Lacio është hedhur në kërkim të pasardhësit të Strakoshës dhe njeriun e duhur e gjejnë pikërisht në Torino. Vanja Milinkoviç-Saviç është vënë në shënjestër nga bardhekaltrit, të cilët planifikojnë ta bashkojnë me të vëllain, Sergei Milinkoviç-Saviç.
Portieri serb është preferuar titullar nga Juriç që nga fillimi i këtij sezoni, duke mos i dhënë mundësinë Berishës të debutojë në fushë për asnjë minutë. Kështu largimi i tij drejt Lacios, do i hapte rrugën gardianit shqiptar të merrte vendin e titullarit në portën e Torinos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/