Orges Shehi ka dhënë një deklaratë për Sport News që transmetohet në “News 24”, atje ku ka folur edhe për zërat rreth aleancave pas Tirana-Dinamo. Trajneri i bardhebluve ka shpërfillur të gjitha këto aludime duke treguar se në vendin tonë e kanë për zakon ta bëjnë një gjë të tillë.
“Ne jetojmë në Shqipëri dhe këtu e kanë zakon të venë bishte, madje bishtin i vendosin bishtit. Nuk kam kohë për familjarët e miqtë dhe nuk i vë re këtyre bishtave. Gjë e mire që të përgojohesh nuk është pasi futbolli është produkt i joni, ne që luajmë dhe ata që shohin. Te ne nuk ndikon, pasi kemi lojtarë me karakter, por fjalët më të mira në stërvitje dhe ndeshje”, tha Shehi. /Sport Ekspres/