Do të jetë në ring në Wembley pas 2 ditësh, Florian Marku jep lajmin e madh: Ndeshjen tjetër do e bëj në “Air Albania”, do të jetë spektakolare

Florian Marku do të kthehet në ring dhe pas dy ditësh, të shtunën, do të ketë përballë Jorick Luisetto. Ky i fundit numëron 11 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Marku ka 9 fitore dhe 1 barazim deri tani. Kundërshtari i fundit që Marku arriti të kalonte ishte Maxim Prodan, i cili kishte 19 fitore dhe ishte rivali më i vështirë që boksieri shqiptar ka kaluar deri tani.

Në konferencën para ndeshjes që do të zhvillohet në “Wembley”, Marku ka dhënë lajmin e madh se ndeshja e tij e radhës pas Luisetto do të jetë në “Air Albania”, me një stadium që pritet të jetë i tejmbushur dhe ndaj një kundërshtari të fortë.

“Njerëzit nuk ia kanë idenë sesa e dashuroj unë boksin, nuk e dinë sesa e dua unë këtë punë. Mund të ndeshem çdo muaj, vetëm të jem mirë. Kur kisha probleme me duart e mia, doktorët më thanë që në fillim duhet të shërojmë njërën dorë dhe më pas tjetrën. Unë u thashë: “Ju lutem, le t’i mbarojmë të dyja menjëherë dhe mos të humbasim kohë”.

Tani jam kthyer dhe pas kësaj ndeshje, do të bëj një ndeshje të madhe në “Air Albania”. Atje ndihet si të jenë 30.000 tifozë, do të jetë përballje e madhe dhe do të jem menjëherë në Shqipëri për t’u ndeshur pas përballjes që do të kem të shtunën”, tha Florian Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *