Në ditën e sotme kemi mësuar çiftet e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë. Egnatia arriti që të kalonte Kukësin dhe nga ana tjetër është Flamurtari që bëri befasinë kundër Kastriotit, për të kaluar në turin tjetër, atje ku gjen Vllazninë.
Një tjetër derbi do të zhvillohet në kryeqytet. Fituesi i çiftit Tirana-Dinamo do të përballet kundër Partizanit, ndërsa Teuta përballet me Skënderbeun. Sa i përket Egnatias që po shkëlqen në këto javë, do të përballet me Laçin. /Sport Ekspres/
Turi i tretë
Grupi A
Partizani- Tirana/Dinamo
Teuta-Skënderbeu
Grupi B
Flamurtari-Vllaznia
Egnatia-Laçi