Kualifikueset e Botërorit janë mbyllur në mbrëmjen e djeshme për Shqipërinë. Kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Andorrës dhe shkuan në kuotën e 18 pikëve, rekord nga më parë. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, presidenti i FSHF, Armand Duka ka bërë bilancin dhe është i sigurt se kuqezinjtë shkojnë në Europian.
“Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022″, pas nje fitore të mundishme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë.
Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrëm, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara.
Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur. Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qënë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro2024”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/