Italia ishte zhgënjimi më i madh i mbrëmjes së sotme. Axurrët duhej me patjetër që të fitonin ndaj Irlandës në transfertë për të siguruar vendin e parë. Por ekipi i Mancinit nuk arriti më shumë sesa barazimi pa gola, duke ia lënë kryesimin Zvicrës. Helvetët nuk gabuan ndaj Bullgarisë, teksa fituan me shifrat 4-0 në shtëpi.
Kështu Italia renditet në vendin e dytë dhe duhet të pres fazën e Play-Off për të diskutuar arritjen në Botëror. Papritur kampionët e Europianit po rrezikojnë që të shkojnë në Botëror, lëkundje thuajse në ekstrem… /Sport Ekspres/