Skandali/ Irani vendos një burrë në ndeshjen e futbollit të femrave, Jordania kërkon dënimin nga Federata

Jordania dhe Irani janë përballur në futbollin e femrave, sa i përket kualifikimeve të Kupës së Azisë. Kjo përballje mori një vëmendje të lartë pasi Irani kishte vendosur një burrë si portier, duke e bërë garën e pabarabartë. Të paktën kështu duket në fotografitë e publikuara, megjithëse të gjithë kishin veshjen e fesë që e bënte disi më të vështirë për t’u dalluar.

Por ky detaj që ka bërë jehonën e rrjeteve sociale nuk i shpëtoi as Jordanisë, që nëpërmjet Federatës iu drejtuar me shkresë zyrtare Federatës Aziatike të Futbollit për të kryer hetim transparent për rastin në fjalë, nëse ishte një burrë në portën e Kombëtares Iraniane të Futbollit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *