Vjedhja e Beogradit e la pa Botëror, momenti kur Ronaldos i mohuan golin e rregullt kundër Serbisë

Kristiano Ronaldo ka mbetur jashtë Botërorit, teksa Portugalia e tij u rendit e dyta në grup dhe duhet të l.uftojë në “play off“ për një vend në Katar. Mitroviç i befasoi në fund duke i marrë fitoren 1-2 dhe kështu dërgon Serbinë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Por nëse vendimet e gjyqtarëve do të kishin qenë të sakta atëherë sot do të ishin duke folur ndryshe.

Tetë muaj më parë, Portugalia barazoi 2-2 në Beograd, ku Ronaldo u vodh nga arbitri kryesor i takimit. 5 herë fituesi i Topit të Artë shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, por gjyqtari nuk i konsideron golin të vlefshëm. Topi kaloi dukshëm vijën fatale, megjithëse duket se vetëm arbitrat dhe sistemi VAR nuk ishin në gjendje ta dallonin diçka të tillë. Padyshim që ai gabim i pafalshëm rëndon shumë sot, kur me 2 pikë të vjedhura në Serbi, Ronaldo me Portugalinë e tij do të detyrohet të kalojë fazën “play off” për të mbërritur në Katar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *