Historike/ Nuk do të mungojë prezenca shqiptare në “play off”, Maqedonia e Veriut i jep jetë ëndrrës për në Botëror

Maqedonia e Veriut po përjeton një tjetër moment historik. Pas pjesëmarrjes për herë të aprë në Kampionatin Europian në verën që lamë pas, tashmë fqinjët lindorë i japin jetë ëndrrës për në Botëror. Maqedonia ka luajtur sot ndeshjen e fundit në grup, ku ka mposhtur Islandën me rezultatin 3-1 dhe ka siguruar kështu vendin e dytë. Një pozicion ky që i jep përfundimisht një biletë për në fazën “play off” të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar në vitin e ardhshëm.

Ndonëse Kombëtarja shqiptare së bashku me përfaqësuesen e Kosovës nuk mundën të kalojnë grupin e tyre, prezenca shqiptare në këtë fazën e fundit të kualifikueseve nuk do të mungojë. Një pjesë e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut përbëhet nga lojtarë shqiptarë, ndër të ciëlt Alioski dhe Bardhi kanë qenë edhe vendimtarë me golat apo asistet e tyre në prekjen e këtij suksesi. Kjo arritje madhore në kaq pak kohë vjen në periudhën e drejtimit të Federatës Maqedonase nga një president shqiptar, Sejdini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *