Pikante/ Si një ndeshje boksi e humbur që në shikim, Cikalleshi u hutua në nisje të takimit dhe vërshëllimat e tifozëve të Wembley

Ndeshja e Shqipërisë nuk shkoi aspak mirë në Wembley. Kjo sfidë duhej të shërbente si konfirmim për kuqezinjtë, që të shfaqnin vlerat e tyre edhe në nivelet më të larta të futbollit. Një humbje me shifrat 5-0, që nuk mund të jetë fundi i botës, për sa kohë janë njohur të tilla statistika edhe nga Kombëtaret më të mira, Brazili e njeh ende dhimbjen e Gjermanisë.

Por padiskutim që duhet të nxjerrim mësime nga kjo disfatë e jona. Duket se ndeshja e Wembley, u humb që në ceremonitë e para. Teksa lojtarët gjendeshin përballë njëri-tjetrit për të mbajtur minutën e heshtjes, shikimi i tyre nuk mund të mungonte. Ashtu si edhe në një ndeshje boksi, teksa kundërshtari i madh e mbyll ndeshjen ndaj tjetrit që në vështrim.

Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë, ishte Cikalleshi që u hutua për një moment. Megjithëse kishte ditë që u diskutua dhe FSHF vendosi që të respektonte gjunjëzimin për rac.izmin, sulmuesi e harroi se anglezët duhet të uleshin në gjunjë para nisjes së takimit.

Me nxitimin e madh për ta nisur topin sa më shpejt, nisën vërshëllimat e tifozëve në “Wembley” që kërkonin gjunjëzimin. Kështu arbitri vërshëlleu sërish për të rikthyer topin në mesin e fushës dhe anglezët u ulën në gjunjë, për të respektuar atë që për ta është kthyer në një rit. Ndërkohë edhe Shqipëria e respektoi vendimin e Anglisë, duke vepruar në të njëjtën mënyrë, për të marrë duartrokitjet e tifozëve në ndeshjen që më pas u nis siç duhej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *