Maguire do të hapte serinë e golave në përballjen kundër Shqipërisë, atje ku Anglia fitoi pastër në shifrat 5-0. Shumë kritika ka pasur për mbrojtësin e Manchester United, që vinte pas shumë gafave te Manchester United. Për këtë arsye do të vinte edhe festimi i tij duke mbyllur veshët, si për të heshtur kritikat.
Por për Roy Keane, kjo ishte e turpshme pasi po luhej vetëm me Shqipërinë. “Gjuri duke rrëshqitur dhe duke mbyllur veshët kundër Shqipërisë, vërtet? Do të luftoja me të nëse do të iha në fushë. Kërkoi t’i mbylli gojën kritikëve, por ishte e turpshme”, tha Keane. /Sport Ekspres/